Flash

Dhunuan një person, procedohen dy të rinj në Pogradec

Lapsi.al 19 February 2023
Dhunuan një person, procedohen dy të rinj në Pogradec

Dy të rinj nga Pogradeci janë proceduar penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”. Policia njofton se shtetasit R. M., 26 vjeç dhe K. M., 24 vjeç kanë goditur me grushte një tjetër për motive të dobëta.

“Pogradec/Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R. M., 26 vjeç dhe K. M., 24 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në një zonë detare në veri të Kretës. Epiqendra e tërmetit ndodhet 44 kilometra në veri t...

19:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI