Flash

Drogë në makinë, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 20 February 2023
Drogë në makinë, kapet në flagrancë 37-vjeçari

Një 37-vjeçar nga Durrësi u arrestua dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë, pasi nga kontrollet e ushtruara, u gjet një sasi kanabis e fshehur në makinën me të cilën udhëtonin. Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi A. K., 37 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i Policisë: 

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë një 37-vjeçar që kishte fshehur kanabis në automjetin që drejtonte. Procedohet penalisht dhe pasagjeri në automjet. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shtetasin italian M. R., 30 vjeç. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjer shtetasin M. R., kanë gjetur të fshehur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI