Flash

Byroja e Kuvendit rrëzon ankimimin e 6 deputetëve të PD, lë në fuqi përjashtimet

Lapsi.al 23 February 2023
Byroja e Kuvendit rrëzon ankimimin e 6 deputetëve të PD, lë

Byroja e Kuvendit rrëzon ankimimin e 6 deputetëve të PD dhe lë në fuqi përjashtimet.

Gjashtë deputetët e përjashtuar me vendim të sekretariatit për procedurat, votimet dhe Etikën iu drejtuan me një letër Byrosë së Kuvendit, teksa e quajnë vendimin antikushtetuese dhe një akt të rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri.

Deputetët Sorina Koti, Elda Hoti, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi deklaruan se vendimi nr.39 i 21 shkurtit shkel nenin 70/1, 79/1, 73/1 të Kushtetutës.

Gjithashtu ky vendim, theksuan ata është marrë në shkelje të neni 65/2 pika 2 të Rregullores së Kuvendit, në mungesë totale transparence, pa prezencën e deputetëve akuzues që kishin nënshkruar kërkesën për përjashtim, si dhe në mungesë të provave, fakteve apo indicieve.

Megjithatë Byroja ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e sekretariatit për procedurat, votimet dhe Etikën.

Deputetët e përjashtuar janë

Sorina Koti

Elda Hoti

Greta Bardeli

Lindita Metaliaj

Edmond Spaho

Oerd Bylykbashi

Mungojnë nga dënimi i mëparshëm nga Kuvendi Sali Berisha dhe Flamur Noka

Rikthehen në seancë

Belind Këlliçi

Edi Paloka

Albana Vokshi

Luan Baçi

Luçiano Boçi

Bledion Nallbati

Ina Zhupa

Tritan Shehu

Ervin Salianji

Gazment Bardhi

Të këshilluara

Analiza/ Një emër tjetër për Asociacionin

Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret n...

09:21

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Këtë të enjte presioni i lartë atmosferik vijon të ushtrojë aktivitetin e tij në Europën qëndrore, por gradualisht do të kemi hyrjen e masave ajerore të paqëndr...

07:46

Aksident në Korçë, plagoset një grua

Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje ka ndodhur në bulevardin Republika në Korçë. Menjëherë pas ngjarjes, e plagosura është transportuar në spitalin...

13:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI