Flash

Aksidentimi në Kroaci i autobusit nga Shqipëria, viktima një 41-vjeçar shqiptar

Lapsi.al 26 February 2023
Aksidentimi në Kroaci i autobusit nga Shqipëria, viktima një

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin tragjik në Kroaci, ku u përfshi në autobus me targa shqiptare. Mediat kroate bëjnë me dije se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një 41-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.

Ndërkohë, autobusi me targa shqiptare AB802CT, që drejtohej nga një 58-vjeçar shqiptar humbi kontrollin krejt papritur, duke u përmbysur në rrugën me borë. Ndërkohë, 7 persona, mes të cilëve dhe shoferi, u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac. Po ashtu raportohet se shoferi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Karllovacit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI