Flash

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Lapsi.al 27 February 2023
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçiç takohen sot në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë këtë të hënë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Fillimisht, përfaqësuesi i lartë i BE për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pritet të zhvillojë takime të ndara me liderët e dy vendeve. Ai pritet që të takohet me Kurtin në orën 15:00 i shoqëruar nga Mirosllav Lajçak ndërsa më pas në orën 16:15, pritet të takohet me presidentin serb.

Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, pritet që të mbahet edhe takimi i përbashkët me liderët e dy vendeve. Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes dy liderëve si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një marrëveshje baz” për normalizimin e marrëdhënieve.

Të këshilluara

Plagoset me thikë shqiptari në Greqi

Një shqiptar është plagosur me thikë në Larisa të Greqisë. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur pas orës 22:00 të mbrëmjes. Kanë qenë personat që kanë ...

09:40

Parashikimi i motit/ Reshje shiu dhe stuhi

Ditën e sotme, moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi, kryesisht në veriperëndim të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët gjatë pasdites, ndërsa n...

08:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI