Flash

Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja

Lapsi.al 6 March 2023
Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e

E konsideruar si pjesë e grupit Ailibeaj, në mbjedhjen e të cilit ka qenë pjesmarrëse, deputetja Jorida Tabaku ka folur sot edhe për Lulzim Bashën. Në mes të debatit të regjistrimit pranë KQZ, ku Alibeaj përdori autorizimin e Bashës për të mrrë pjesë në zgjedhjet lokale deputetja u pyet ng gazetari i Syri TV nëse e njeh Lulzim Bashën si kreun e PD-së pasi sot është përdorur firma e tij.

Lexo më tej:

Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës 

Përgjigjja e Tabakut, një njeri i afërt i Bashës kur ky drejtonte partinë, ka qenë befasuese: "Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha është e shkuara e PD-së, të shohim nga e ardhmja!’- tha Tabaku e cila foli pë bashkim: "S’ka asnjë alternativë tjetër, përveçëse të bashkuar. Kundërshtari politik është përballë nesh jo në anën tonë. I bëj thirrje kolegëve të PD-së që së bashku të ofrojmë një ofertë seriozë për shqiptarët. Është e padrejtë që në këtë moment të shohim pjesën tonë personale".

Andi Bushati: Mos qeshni më me këta të vulës 

Disa ditë pasi Gjykata e Apelit i ktheu vulën, Enkelejd Alibeaj mblodhi këtë të henë mbështetësit e tij brenda Partisë Demokratike, në një nga hotelet e Tiranës për të vendosur strategjinë që do të ndjekin. Gjatë kesaj mbledhjeje, Alibeaj ofroi "dorën" për bashkëpunim me atë që e cilësoi si Komitetin e Rithemelimit, duke ofruar që kandidatët për Bashkitë, të dalë nga Primaret të garojnë nën siglën e Partisë Demokratike. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI