Flash

U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, 33-vjeçarja ruse kërkon azil politik në Shqipëri

Lapsi.al 13 March 2023
U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, 33-vjeçarja ruse

Svetlana Timofeeva, rusja e arrestuar në vendin tonë pasi u kap duke hyrë në uzinën e Gramshit, ka kërkuar azil politik në Shqipëri. 33-vjeçarja po mbahet në burg për sulmin ndaj ushtarëve në uzinën e Gramshit me dyshimin se do merrte informacione sekrete. Rusia ka kërkuar ekstradimin e Timofeevës, pasi kërkohet në vendin e saj për spiunazh. 33-vjeçarja ka refuzuar ekstradimin në Rusi. Ajo ka kërkuar azil politik në vendin tonë, me argumentin se nëse kryhet procesi i ekstradimit do t’i rrezikohet jeta në Rusi.

Në këtë kërkesë për azil politik, Timofeeva barazon misionin e medias me atë të blogerimit. Ajo sjell në vëmendje një rast të dënimit të një gazetareje ruse në vitin 2020. Timofeeva thotë se gazetarja Svetlana Prokopyeva u dënua nga një gjykatë ushtarake pasi kritikoi Rusinë në një transmetim në radio. 33-vjeçarja thotë se nëse Shqipëria pranon kërkesën e ekstradimit në Rusi edhe ajo do t’i nënshtrohet trajtimit çnjerëzor dhe torturues.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI