Flash

Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagosen dy të rinjtë

Lapsi.al 14 March 2023
Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagosen dy të

Dy të rinj u plagosën në një lokal në Tiranë, nga dy persona të tjerë, pas një konflikti që solli edhe përdorimin e thikave.

Shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç u goditën me thikë nga R. H., 28 vjeç, i cili u arrestua dhe B. S., 42 vjeç, i cili u procedua në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI