Flash

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 15 March 2023
Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Në pranga është vënë Brisel Kurtmetaj. 29 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në Gusht të vitit 2020, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person pas një konflikti të çastit.

tentuar të vrasë me armë zjarri një person pas një konflikti të çastit.

Si pasojë e të shtënave, u plagos një kalimtar i rastit.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:

-B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI