Flash

Borrell mbërrin në Tiranë, nxjerr foton nga sheshi Skënderbej

Lapsi.al 16 March 2023
Borrell mbërrin në Tiranë, nxjerr foton nga sheshi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell,  ka mbërritur në Tiranë. Borell do të realizojë takime intensive me krerët e vendit lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë këtyre vizitave, Borrell do të jetë i shoqëruar edhe nga komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi

Borrell ka ndarë në Twitter një foto nga sheshi Skënderbej. Ai shkruan se është shumë i gëzuar që ka nisur ditën në Tiranë.

“Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin Edi Rama, historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme.”- shkruan Borrell.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI