Flash

Aksidentoi këmbësorin dhe pasi u largua nga vendngjarja përplasi një makinë, prangoset shoferi në Vlorë

Lapsi.al 21 March 2023
Aksidentoi këmbësorin dhe pasi u largua nga vendngjarja përplasi

Aksidentoi një këmbësore, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe gjatë tentativës për t’u larguar nga vendngjarja u përplas me një automjet, arrestohet 46-vjeçari.

Episodi në fjalë ndodhi në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. L.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasja I. S. dhe shtetasi B. C. ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI