Flash

Mori ryshfet/ Gjykata e Posaçme lë në burg pa afat inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Lapsi.al 22 March 2023
Mori ryshfet/ Gjykata e Posaçme lë në burg pa afat inspektorin

Gjykata e Posaçme ka caktuar “arrest me burg” për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani. Kapetani është arrestuar për korrupsion. Ai doli këtë të mërkurë përpara Gjykatës. Kapetani mohoi akuzat, ndërkohë që nga ana tjetër SPAK, pretendon se ai është i përfshirë në të paktën 14 episode korruptive, me trashëgimtarë të ish-pronarëve. I akuzuari dyshohet se ka marrë shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Personat e tjerë të përfshirë pretendojnë se janë mashtruar nga Kapetani, duke i dhënë shuma parash, por pa iu zgjidhur çështjet. Ndërkohë dy shtetas janë lënë në masën arrest shtëpie dhe 6 të tjerë me detyrim për tu paraqitur, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Vetë Kapetani akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI