Flash

Mbante armë dhe granata në shtëpi, pranga të riut në Gjirokastër

Lapsi.al 5 April 2023
Mbante armë dhe granata në shtëpi, pranga të riut në

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër. Policia thotë se arrestimi i tij erdhi pasi i riu mbante municion luftarak në banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri dhe një granata dore.

Njoftimi i Policisë: 

Mbante armë zjarri dhe municion luftarak, në banesë, vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë dhe 1 granatë dore. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri, në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 25 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhe 1 granatë dore.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Të këshilluara

SHBA vret liderin e ISIS në Siri

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), lideri i ISIS-it në Siri ka vdekur. CENTCOM forces conducted a unilateral strike in Syria killing an ISIS senio...

10:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI