Flash

Vodhi para dhe sende me vlerë në një lokal në Durrës, arrestohet 31-vjeçari

Lapsi.al 6 April 2023
Vodhi para dhe sende me vlerë në një lokal në Durrës,

Po ashtu është proceduar penalisht një tjetër, pasik dyshohet se ka pasur dijeni në momentin që i ka përvetësuar për t’i shitur në dyqanin e tij.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale, A.G, banues në Durrës, ndërsa është proceduar shtetasi me iniciale XH.A, 64 vjeç, banues në Shenevlash.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vodhi para dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në një lokal në Durrës, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Procedohet penalisht një shtetas tjetër, pasi dyshohet se duke pasur dijeni, përvetësoi sendet e vjedhura, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal, në lagjen nr. 5, Durrës, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien të pranga të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në lokalin e një shtetasi.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. A., 64 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Borë dhe në Jug, zbardhet Llogaraja

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë kanë sjellë reshje bore në Llogara. Autoriteti Rrugor Shqiptar shkruan se në Ll...

09:45

Makina përplas dy të mitur në Elbasan

Një 62-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi përplasi me makinë dy 13-vjeçarë. Policia bën me dije se të miturit janë përplasur teksa po lëviznin me biçikletë....

13:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI