Flash

KQZ anulon shortin për renditjen e kandidatëve për kryetarë bashkie, Celibashi shpjegon arsyet

Lapsi.al 10 April 2023
KQZ anulon shortin për renditjen e kandidatëve për kryetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar shortin që do të përcaktonte renditjen në fletën e votimit, të kandidatëve për disa nga bashkitë e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi u shpreh se për 3 kandidatë, duhet pritur përfundimi i shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe Kolegj.

“Në seancën e sotme kemi zhvillimin e procedurave për hedhjen e shortit për renditjen e disa kandidatëve për kryetarë bashkie në disa bashki, por do ta shtyjmë sepse kemi marrë një kërkesë nga një subjekt zgjedhor, i cili kërkon që të bëhet hedhja e shortit, paraprakisht, për subjektet zagjedhore dhe pastaj për kandidatët për kryetarë bashkie. Edhe për këta të fundit, të bëhet për të gjithë në të njëjtën kohë. Meqënëse për 3 kandidatë jemi akoma në procedurë shqyrtimi të ankimeve, do duhet të presim përfundimin ne shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor”, theksoi ai.

Të këshilluara

Zbardhet Llogaraja, rruga e kalueshme

Llogaraja mëngjesin e kësaj të diele është zgjuar nën bardhësinë e borës. Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë risjellë sërish reshje borë në pranve...

11:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI