Flash

Pogradec/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, shpëtojnë dy të moshuarit

Lapsi.al 13 April 2023
Pogradec/ Shpërthen bombola e gazit në banesë,

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në katin e pestë të një pallati në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në lagjen nr.5, ku fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qënë dy të moshuar, të cilët sipas tyre, kanë qënë duke konsumuar kafen e mëngjesit teksa bombola ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërthyer.

Për pasojë, shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale ku dritarja e banesës nga kati i pestë ka fluturuar poshtë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish.

Kjo rrugë është një nga më të populluarat dhe me numrin më të madh të qytetarëve gjatë orëve të mëngjesit. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet përkatëse.

Të këshilluara

Zbulohet sllogani i rilindjes për fushatë

Në ditët e fundit para hapjes të fushatës elektorale zbulohet sllogani i rilindjes për fushatë. Gazetarja që mbulon PS-në në Klan, Elja Zotka, ka thënë gjatë ed...

19:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI