Flash

Takikardi e marrje frymë, Szczesny tregon panikun në fushë: "Ishte e frikshme, shpresoj të kthehem shpejt"

Lapsi.al 15 April 2023
Takikardi e marrje frymë, Szczesny tregon panikun në fushë:
Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny është mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Numri një gjatë ndeshjes kundër Sporting CP në Europa League u detyrua të kërkojë zëvendësim. Polaku u ankua për takikardi dhe vështirësi në frymëmarrje, një situatë e pazakontë që e trembi atë deri në një sulm paniku. Vetë Szczesny, pas kontrolleve të nevojshme që në Stadium, i qetësoi të gjithë. Pokalu ka dashur mbi të gjithë t'i falënderojë të gjithë për mesazhet e shumta të marra dhe kolegun Mattia Perin. Lexo më tej: Video/ Gatti dënon Sporting, Juventus shpëton falë Perin: United hedh poshtë dy gola në 9 minutat e fundit "Epo, ishte e frikshme - shkruan ai në profilin e tij në Instagram -. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe urimet e mira për shërim. Shpresoj të rikthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur! Faleminderit stafit mjekësor të Allianz Stadium dhe Mattia Perin që ishte heroi ynë në fushë”. Në fakt, portieri rezervë i bardhezinjve u bë protagonist në fund të ndeshjes së parë cerekfinale të Europa League. Sporting shkoi fare pranë barazimit në shtesë, por portieri në të njëjtin aksion ndali dy herë tentativat e sulmuesve portugezë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI