Flash

Një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale urgjente në QSUT, Rama del nga spitali

Lapsi.al 18 April 2023
Një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale urgjente në QSUT, Rama

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e spitalit të QSUT pas ndërhyrjes urgjente që bëri në orët e para të mëngjesit të 17 prillit për heqjen e apendisitit. Kreu i qeverisë ka lënë ambientet e QSUT herët në mëngjes rreth orës 06:00.

Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital. Pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me appendisit akut. Për këtë arsye atij iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.

Shefi i Kirurgjisë, Arben Gjata, njoftoi se kreu i qeverisë la ambientet e spitalit brenda 24 orëve. Kjo pasi gjendja e tij ishte e mirë. Ndërsa koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI