Flash

‘Plas’ arma në Çorovodë, dy 19-vjeçarë qëllojnë drejt bashkëmoshatarit të tyre

Lapsi.al 24 April 2023
‘Plas’ arma në Çorovodë, dy 19-vjeçarë

Një konflikt ka ndodhur në Çorovodë të Skraparit ditën e sotme mes disa të rinjve. Pas një zënke me motive të dobëta, dy 19-vjeçarë kanë qëlluar me armë zjarri në makinën e një bashkëmoshatari të tyre. Fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur të riun.

Pas të shtënave dy të rinjtë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tyre. Dy personat e shpallur në kërkim janë Anxhelo Gërmenji dhe Faredin Çela. Ata qëlluan drejt bashkëmoshatarit të tyre Igli Dosti, i cili ndodhej jashtë makinës në ato momente.

Dy të rinjtë janë larguar drejt një zone të pyllëzuar dhe janë zhdukur në brendësi të pyllit. Autoritetet e policisë po kërkojnë për gjurmët që do të çojnë në kapjen e dy të rinjëve. Ndërkohë që Dosti është shoqëruar në komisariatin e Çorovodës për të dhënë dëshminë e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI