Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Tregu çam" garant për numërimin e votave të opozitës

Lapsi.al 25 April 2023
"Tregu çam" garant për numërimin e votave të

Besueshmëria e këtyre zgjedhjeve po rrënohet me një shpejtësi marramendëse. Pasi kanë zhveshur opozitën reale, atë që është e vetmja përpos rilindjes që konkuron në të 61 bashkitë e vendit edhe nga vula, edhe nga komisioneret edhe nga financimi publik edhe koha mediatike, sot KQZ ka hedhur edhe një hap më shumë drejt shkatërrimit të zgjedhjeve.

LEXO ME TEJ:

Deformimi i radhës/ Berisha-Meta pa numërues në gjysmën e vendit 

Ajo ka vendosur që në gjysmat e tavolinave të numërimit të votave të mos ketë asnjë nga numëruesit që cakton aleanca Berisha Meta dmth, "Bashkimi për fitore". Pra në gjysmat e tryezave ku do të kalohen nëpër duar votat e sapo dalë nga kutia, një numërues do të jetë i Ramës, një i Tom Doshit si pjesë e mazhorancës, kurse votat e opozitës do ti ruajë një i Alibeaj dhe një i Shpëtim Idrizit që KQZ-ja e ka emëruar si opozitë ndonëse në traditën më të vyer të tregut çam PDIU voton prej kohësh përkrah qeverisë. Ndonëse sipas akrobacirave të Kolegjit Zgjedhor, KAS-it dhe KQZ-së përfaqësuesit e PD të Berishës nuk figurojnë formalisht në këto zgjedhje, më këtë vendim është prishur një traditë e vendosur që pas masakrave elektorale të viteve 2000. Që prej asaj kohe u vendos parimi i ekuilibrit që secila palë ruan votat e veta. Për herë të parë opozita reale që konkuron në të gjitha bashkitë është zhveshur nga kjo e drejtë.

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor per datën 25 prill

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 100.4 lekë dhe do të shitet me 101.7 lekë. Monedha evropiane vazhdon të jetë në nivelet m...

09:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI