Flash

Video/ Bayern Munich thyen Hertha Berlin e parakalon Dortmund: Tuchel merr kreun me golat e Gnabry e Coman

Lapsi.al 30 April 2023
Video/ Bayern Munich thyen Hertha Berlin e parakalon Dortmund: Tuchel merr kreun

Fitore dhe parakalim në krye të klasifikimit për Bayern Munich, që në javën e 30 të Bundesligës mundi 2-0 Hertha Berlin. Ndeshje më e komplikuar se sa pritej për Thomas Tuchel. Bavarezët koleksionuan raste, por zhbllokuan takimin vetëm në pjesën e dytë. Serge Gnabry shënoi golin e avantazhit, ndërsa Kingsley Coman atë të sigurisë. Bavarezët ngjiten kështu në 62 pikë, duke kaluar +1 ndaj Borussia Dortmund, e ndalur në 1-1 nga Bochum.

Presioni ishte i menjëhershëm nga bavarezët, të cilët i mbyllën kundërshtarët në zonën e tyre. Bayern Munich iu afruan golit në fillim me diagonalen e Cancelo, të shpëtuar nga Christensen. Mbrojtësi portugez zbriste vazhdimisht në krah, por pa mundur të gjente shokë të lirë në zonë. Skuadra e Tuchel u përpoq të krijonte hapësirë dhe u mbështetën në goditjet standarde. Gnabry kishte dy mundësi të mira, por nuk arriti ti finalizonte si duhej. Në fund të kohës së rregullt erdhi edhe një shans i mirë për Sané, që shpërdoroi gjithçka në fushë të hapur.

Skenari nuk ndryshoi në pjesën e dytë. Mané nuk arriti të gjejë portën me kokë, ndërsa De Ligt goditi lart nga një pozicion i shkëlqyer. Më në fund, megjithatë, Bayern Munich arriti të zhbllokonte lojën në minutën e 69'. Krosimi perfekt i Kimmich u shfrytëzua nga Gnabry, që shënoi golin e 13 sezonal me një goditje me kokë. Dyfishimi erdhi dhjetë minuta më vonë. Një tjetër asist i Kimmich dhe këtë herë ishte Coman që e dërgoi topin në rrjetë. Përfundoi 2-0 për Bayern Munich, që ngjitet në 62 pikë, duke kaluar +1 ndaj Borussia Dortmund në krye të tabelës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI