Flash

Video/ Lautaro futet e përmbys Lazion: Inter arrin vendin e katërt dhe i bën favorin Napolit

Lapsi.al 30 April 2023
Video/ Lautaro futet e përmbys Lazion: Inter arrin vendin e katërt dhe

Në San Siro, Interi kaloi nga Ferri në Parajsë, ku e ngritën krahët e Lautaro Martinez. Në disavantazh 1-0 në pjesën e parë, skuadra e Simone Inzaghi përmbysi lojën me dy golat e argjentinasit dhe një të Gosens. Gjermani më pas u detyrua të largohet nga fusha me një problem në krah. Me këtë fitore, zikaltërit arrijnë Milanin dhe Romën me 57 pikë në vendin e katërt. Një asist për Napolin, që tani mjafton vetëm të fitojë për tu shpallur matematikisht kampion.

Inter e nisi mirë ndeshjen me disa raste në pjesën e parë. Në minutën e 26' madje edhe shënoi, por goli i Mkhitaryan u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Në momentin e pasimit të Brozovic, sipas VAR Correa që dha asistin ishte në pozicion jashtë loje. Kaluan pak minuta dhe gjithçka u përmbyset. Në minutën e 29' ishte Felipe Anderson që i dhuroi avantazhin Lazios, në rastin e parë të vërtetë për skuadrën e teknikut Sarri. Acerbi humbi topin dhe Luis Alberto shërben asistin në qendër të zonës për brazilianin që nuk gaboi.

Lexo më tej: Inter takohet me Chelsea për Onana: refuzohet Kepa, zgjedhja e parë është Vicario

PËRMBYSJE NËN GODITJET E LAUTARO

Në pjesën e dytë Inzaghi futi në fushë Dumfries në vend të D'Ambrosio që ishte ndëshkuar me të verdhë. Pastaj edhe Lautaro e Calhanoglu morën vendin e Correa dhe Mkhitaryan në të 61'. E argjentinasi u bë protagonisti absolut i ndeshjes. Lautaro shënoi golin e barazimit në minutën e 77', i shërbyer nga Lukaku. Belgu ishte asistmeni i ndeshjes, me pasimin për golin e Gosens në minutën e 83', që përmbysi ndeshjes. Gjermani shënoi me të majtën, por u detyrua të largohet për shkak të një problemi me krahun (në vend të tij mes De Vrij). Llogaritë në fund i mbylli Lautaro, që shënoi golin e 3-1 në minutën e 89'.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI