Flash

Video/ Dy gola në kohën shtesë vendosin ndeshjen në Olimpico: Saelemaekers shpëton Milanin e tërbon Romën

Lapsi.al 29 April 2023
Video/ Dy gola në kohën shtesë vendosin ndeshjen në

Përfundoi në barazim 1-1, pas një finale për zemra të forta sfida Champions ndërmjet Romës dhe Milan, në ndeshjen e hapëse të javës së 32 të Serie A. Dy skuadrat qëndrojnë krah për krah në vendin e katërt me 57 pikë, por rrezikojnë të arrihen nga Inter, në rast fitoreje të zikaltërve ndaj Lazios. Shumë agonizëm dhe pak emocione në Olimpico, me ndeshjen që u ndez dhe u vendos në fund. Në minutën e 94’ Abraham shpërtheu në ekstazë stadiumin Olimpico. Tre minuta më pas Saelemaekers i ngriu buzëqeshjen verdhekuqve me golin e barazimit.

Lexo më tej: Milan ngre ofertën, rinovimi me Leao fare pranë: firma mund të vijë para derbit

Roma dhe Milani vazhdojnë garën e tyre drejt Champions League pas një finale të çmendur për zemrat e forta. Minutat shtesë shpengojnë një ndeshje me shumë shpirt konkurrues, por teknikisht të shëmtuar dhe me shumë pak raste. Thelbi i ndeshjes në Olimpico ishte i gjithi në 3', mes minutës 94’ dhe 97’. Diagonalja e Abraham gati shembi stadiumin verdhekuq. Devijimi i Saelemaekers në shtyllën e dytë shpëtoi Milanin në frymën e fundit. Një pikë që, nisur nga ngjarjet, lë një shije të keqe në gojën e Pellegrinit dhe shokëve të tij. Roma me pak më shumë vëmendje mund të kishin marrë në shtëpi një fitore që do të vlente dyfish. Në vend të kësaj, dy skuadrat tani duhet të shpresojnë që Interi të mos mposhtë Lazion për të mos u kapur nga zikaltrit në vendin e katërt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI