Flash

Napoli blindohet për festën e titullit: skuadra e Spalletti nuk grumbullohet, se ka mbetur pa hotel

Lapsi.al 29 April 2023
Napoli blindohet për festën e titullit: skuadra e Spalletti nuk
Napoli po përgatitet të festojë titullin e tretë kampion në historinë e tij. Takimi është për të dielën, nëse e lejojnë Lazio dhe Salernitana. Derbi është spostuar në orën 15:00 dhe të gjithë në qytet shpresojnë të marrin sigurinë aritmetike të triumfit të njerëzve të teknikut Spalletti. Autoritetet lokale kanë punuar prej muajsh për këtë ditë. Qyteti do të blindohet me 91 postblloqe dhe makinat do të jenë praktikisht të ndaluara. Do të ketë edhe një zonë shumë të madhe për këmbësorët. Programi i ekipit nuk është ende i qartë, por vështirë se do të ketë një paradë të lojtarëve në autobusin e hapur nëpër rrugët e qytetit. Ndërkohë, Napoli nuk do të shkojë në grumbullim mbrëmjen e sotme. Shtyrja e ndeshjes (e dëshiruar edhe nga De Laurentiis) e ka kapur të papërgatitur klubin. Në këtë pikë asnjë hotel në dispozicion për të rezervuar. Qyteti është i mbipopulluar dhe, siç zbulon Il Mattino, është e pamundur të gjesh vend për të fjetur. Prandaj, lojtarët do të mblidhen në Castelvolturno ose direkt në stadium për ndeshjen. Lexo më tej: Video/ Natë feste në Napoli, 10mijë tifozë në aeroport: Osimhen e Kvara të lëshuar nga “zinxhirët” Një festë e cila, sipas të gjitha gjasave, do të zhvillohet në Maradona, krejtësisht të mbushur. Në qytet ka frikë për rendin publik, prandaj De Laurentiis u kërkoi tifozëve të jenë të përgjegjshëm: “Të shijojmë festën dhe të tregojmë se jemi unikë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI