Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Fshati në formë njeriu mahnit italianët

Lapsi.al 1 May 2023
Fshati në formë njeriu mahnit italianët

Në Itali gjendet një nga fshatrat më të bukur e të veçantë të parë nga lartësia. Bëhet fjalë për fshatin Centuripe, i vendosur në ishullin italian të Sicilisë, i cili ngjan me formën e një njeriu gjigant dhe të çuditshëm. Kushdo që arrin ta shohë nga lart këtë fshat, ngelet i mahnitur nga ai.

Forma është si ajo e një njeriu me krahët dhe këmbët e shtrira. Sipas disave, forma e fshatit, që duket si një yll deti, është mjaft befasuese. Fotografi Pio Andre Berry fluturoi dronin e tij nga pika më e lartë e fshatit në një lartësi prej 120 metrash për të kapur këndin më të mirë.

Fshati është projektuar dhe planifikuar në këtë mënyrë që transporti të jetë i lehtë. Planet e zonave në të cilat formohen rrugët që shtrihen nga qendra në drejtime të ndryshme quhen planifikim polilobat (shumëlobësh) dhe ky lloj planifikimi preferohet në tokat malore.

Historia e fshatit daton në shekullin e V para Krishtit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI