Flash

Kampionë nga divani, ose 24 orë më vonë në fushë… Napoli bëhet gati për festën e të enjtes: ekranë gjigant në Maradona

Lapsi.al 1 May 2023
Kampionë nga divani, ose 24 orë më vonë në
Është sërish një numërim mbrapsht për titullin në Napoli. Pas surprizës së keqe të djeshme, klubi dhe qyteti po përgatitet për të enjten, kur do të mjaftojë një pikë ndaj Udineses në Dacia Arena. Ndeshja është programuar për të enjten në orën 20:45. Por sfida mund të paraprihet në orën 18:30 për arsye të rendit publik në kryeqytetin kampan. Aurelio De Laurentiis është në kontakt me kryebashkiakun Manfredi dhe prefektin Palomba për të menaxhuar më mirë situatën. Edhe Ministria e Brendshme është e interesuar, në orët në vijim do të ketë një samit me të gjitha palët e përfshira. Ideja është gjithashtu që të instalohen dy ekrane gjigante në Maradona për të lejuar tifozët të shohin ekipin e Spalletti në transfertë. Megjithatë, hyrja do të lejohet vetëm për ata që ishin tashmë të pranishëm për të parë ndeshjen kundër Salernitanës. Lexo më tej: Napoli blindohet për festën e titullit: skuadra e Spalletti nuk grumbullohet, se ka mbetur pa hotel Titulli që, megjithatë, mund të vijë që të mërkurën në rast të dështimit të Lazios për të fituar kundër Sassuolo. Në këtë rast, titulli do të fitohej nga Napoli, me lojtarët të akomoduar në divane, për të parë kundërshtarin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI