Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zbulohet “laboratori i drogës”/ Arrestohet shqiptari në Itali me 20 kilogramë køkainë

Lapsi.al 3 May 2023
Zbulohet “laboratori i drogës”/ Arrestohet shqiptari në

Dy persona janë arrestuar në Siena të Italisë.  Atyre iu është sekuestruar 20 kilogramë kokainë. Mësohet se njëri prej tyre ishte shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike ishte fshehur në makinën e shqiptarit, i cili banonte në Val d’Elsa. Ai mori vëmendjen e patrullave të policisë pasi u kthye në një rrugë dytësore dhe po lëvizte me makinë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Shqiptari i arrestuar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur mbahej nën vëzhgim prej kohësh nga autoritetet italiane. Pas manovrës, policia e ndoqi atë deri në oborrin e një shtëpi. Nga kontrolli në makinë u gjet sasia e kokainës dhe po ashtu bashkë me të, u vu në pranga edhe një italian.

Kontrollet nuk përfunduan këtu. Autoritetet gjetën në banesë një laboratorë droge, brenda të cilit kishte lëndë të tjera për përpunimin dhe përgatitjen e drogës. Policia sekuestroi dhe disa celularë, disa prej tyre të koduar, ndërkohë hetimet vijojnë për të arrestuarit, të cilët tashmë do të përballen me akuzën e trafikut të drogës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI