Flash

Udine pushtohet nga napolitanët: 12 mijë tifozë në transfertë, për të tjerët ekrane gjigantë në Maradona

Lapsi.al 3 May 2023
Udine pushtohet nga napolitanët: 12 mijë tifozë në

Pothuajse 12 mijë tifozë priten në Udine mbrëmjen e së enjtes për ndeshjen në transfertë të Napolit. Një pritje e shtyrë për shkak të barazimit ndaj Salernitanës në shtëpi e mungesës së fitores matematikore të titullit. Kështu, festa e të kaltërve mund të shpërthejë pas një rezultati pozitiv në Udine. Kundër Udinese në fakt do të mjaftojë edhe vetëm një barazim.

Shansi i dytë për Napolin, për të fituar matematikisht titullin. Pas pengesës së papritur me Salernitanën në shtëpi, të kaltrit mund tia dalin në Udine. Një barazim ndaj Udineses do të mjaftonte, edhe nëse Lazio do të fitonte ndaj Sassuolo. Përndryshe, në rast se bardhekaltrit nuk fitojnë, festa mund të shpëthejë që sonte. Në qytet priten 12 mijë tifozë nga të gjitha trevat e Italisë. Një pjesë e të cilëve do të jenë të pranishëm në sektorin e miqve të Dacia Arena.

Ndërkohë prefekti i Udines ka kërkuar përforcime nga sekretariati i Departamentit të Sigurisë Publike. Kështu që, në çdo rast, të ketë një forcim të mëtejshëm të mbikëqyrjes, për të garantuar sigurinë në qytet.

Nga ana tjetër, në Maradona do të vendosen 8 ekrane gjigante në anë të fushës dhe bileta për të hyrë në stadium do të kushtojë 5 euro. Një shumë simbolike për të përballuar kostot organizative, siç pranon edhe vetë De Laurentiis. Napoli po përgatitet për herë të dytë për festën që po afrohet gjithnjë e më shumë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI