Flash

Video/ Ancelotti, mesazh paralajmërues për Militao, pas katastrofës së mbrojtësit kundër Real Sociedad

Lapsi.al 4 May 2023
Video/ Ancelotti, mesazh paralajmërues për Militao, pas
Hidhërim, te Real Madrid, pas humbjes ndaj Real Sociedad, që komprometoi vendin e dytë të skuadrës së Carlo Ancelotti, i kaluar nga Atletico Madrid. Ndeshja përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve falë golave ​​të Kubo dhe Barrenetxea. E, pikërisht, në avantazhin e baskëve, pati një gabim të bujshëm nga Militao, që u kritikua rëndë nga trajneri italian. Moment jo për Militao, tashmë protagonist, për fatin e tij të keq, i një paraqitje të pamjaftueshme edhe në ndeshjen e humbur 4-2 ndaj Girona. Një disfatë e rëndë për Blancos, që humbën vendin e dytë. Në të njëjtën kohë, një sukses i rëndësishëm për Sociedad, që hodhën një tjetër hap drejt vendit të katërt. Lexo më tej:Video/ Castellanos rreh i vetëm Real Madrid: poker i sulmuesit e Girona turpëron 4-2 Blancos Në fund të ndeshjes, Carlo Ancelotti ndërhyri në konferencën për shtyp dhe i dha një shuplakë të fortë Eder Miltao. Ajo e thënë kundër brazilianit është një mesazh i qartë, që mbrojtësi duhet të reflektojë: “Duhet absolutisht të zgjohet, menjëherë”. Një mesazh i qartë nga trajneri i Real Madrid. Sidomos para ndeshjes kundër Manchester City në gjysmëfinalen e Champions League.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI