Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Nuk ka kthim pas, vetëm përpara!”, Mërkuri ironizon ftesën e Ramës për tërheqjen nga gara

Lapsi.al 6 May 2023
"Nuk ka kthim pas, vetëm përpara!”, Mërkuri ironizon

Kandidati i pavarur për zgjedhjet lokale të 14 majit, Gjergj Mërkuri, i është kundërpërgjigjur 'ftesës' së kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit e 'këshilloi' për t'u tërhequr nga gara në Sarandë. Me anë të një mesazhi me nota ironike, Mërkuri i tregoi kreut të qeverisë se do të vijojë garën. Përgjigjen Mërkuri ia ktheu me sloganin e PS-së “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”. Ai thotë mes të tjerash se është angazhuar në këtë garë me besimin për ta çuar Sarandën në një tjetër fazë zhvillimi.

“Të dashur miq, slogani ynë i kësaj fushate elektorale për Bashkinë e Sarandës “Vendosin qytetarët, jo partitë”, bëri të kuptojnë qartë të gjithë aktorët politikë fitoren tonë në 14 maj. Ne jemi të bashkuar dhe me një ambicie të vetme, që në 14 maj të triumfojë qytetaria. Ne jemi futur në këtë garë që të fitojmë dhe ta çojmë Sarandën në një fazë tjetër zhvillimi. Duke u bazuar në dashurinë që kemi për këtë qytet ku ushtrojmë aktivitetet tona jetësore të përditshme.

Ditën e djeshme Saranda u vizitua nga kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, duke dëgjuar fjalët e mira në adresën time dhe kërkesën e tij, ne si qytetarë i përgjigjemi me sloganin e tij të fushatës elektorale:

“NUK KA KTHIM MBRAPA, VETËM PËRPARA”.

Teksa na ndajnë dhe një javë nga data zgjedhjeve unë informoj të gjithë bashkëqytetarët e mi se fushata jonë vazhdon intensivisht dhe këtë javë. Ne do të jemi kudo. Do të flasim me çdo qytetar që e do Sarandën, të majtë dhe të djathtë qofshin. Kjo nuk është një betejë poltike, kjo është një betejë për Sarandën dhe qytetarët do të triumfojnë në 14 maj.

Ndaj këtë javë ftoj çdo mbështetës dhe simpatizantë, të flasë me këdo që mundet, të përcjellë mesazhin në çdo cep të qytetit, të unifikojmë forcat, pasi nga fitorja na ndan vetëm një javë. VENDOSIN QYTETARËT, JO PARTITË”, shprehet Mërkuri.

Të këshilluara

Ekzekutohet 28-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 28-vjeçare me origjinë shqiptare u vra në Savona me një plumb në kokë. Mësohet se ajo është vrarë nga partneri i saj me origjinë nga Guinea. Sipas asaj q...

16:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI