Flash

Sarri duket i frikësuar për objektivin Champions: “Nëse shohim kalendarin jemi të vdekur”

Lapsi.al 7 May 2023
Sarri duket i frikësuar për objektivin Champions: “Nëse

Nuk është një situatë e mirë te Lazio, pas humbjes së rëndë në ndeshjen direkte ndaj Milan, për një vend në Champions League. Bardhekaltrit e Maurizio Sarri praktikisht nuk dolën kurrë në fushë, duke humbur 2-0. Tekniku sheh tashmë të humbasë të gjithë avantazhin që kishte në renditje ndaj ekipeve rivale. Trajneri i Lazios Sarri në këtë situatë ka lëshuar një sirenë alarmi.

Një Lazio shumë e shëmtuar rrëzohet 2-0 ndaj Milan, por përveç rezultatit, Maurizio Sarri është i shqetësuar për gjëra të tjera. Lojtarët duken të shuar, me këmbë të rënduara dhe aspak reagues. As ndaj kuqezinjve ata nuk kanë mundur të rikuperojnë disavantazhin fillestar. Për mikrofonat e DAZN, Maurizio Sarri nisi një imperativ të parë për ekipin: “Nëse shikojmë kalendarin, kemi vdekur. Duhet të luajmë katër ndeshje të mira, të vështira, energjike në kërkim të rezultatit”.

Lexo më tej: Video/ Milan likuidon Lazion me Bennacer e Theo, Pioli i kënaqur për zonën Champions: “Nuk mund të gabonim”

Në vazhdim të analizës së tij, Sarri është i shqetësuar edhe për dy faktorë të tjerë. Së pari ka parë një skuadër të demotivuar: “Para golit të tyre nuk ishim kurrë në telashe. Pas 2-0 u dorëzuam sikur loja ishte tashmë e humbur. Ne kurrë nuk u përpoqëm të kundërpërgjigjemi”. Problemi i dytë ka të bëjë me lojtarët më të mirë në skuadër: “Duhet të përpiqemi t'i rikuperojmë këta lojtarë atletikisht dhe moralisht. Për Immobile, mendoj se mjafton një gol i vetëm për të zhbllokuar gjithçka. Nëse mendojmë se kemi arritur tashmë në Ligën e Kampionëve, atëherë unë kam një skuadër të çmendurish”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI