Flash

Pyetje provokuese, Inzaghi shpërthen ndaj gazetarit: “Ndoshta ke harruar diçka”

Lapsi.al 9 May 2023
Pyetje provokuese, Inzaghi shpërthen ndaj gazetarit: “Ndoshta ke
Simone Inzaghi ka folur në prag të derbit të Champions League dhe është mërzitur dukshëm nga pyetja e një gazetari. Është vigjilja më e rëndësishme e kampionatit për Inter dhe Milan. Nesër do të luhet derbi i Ligës së Kampionëve, pas të cilit njëri nga klubet milaneze do të kalojë në finale. Një sfidë e dyfishtë vendimtare për të dyja skuadrat. Inter e Milan duhet të tregojnë në fushë gjërat e mira që shfaqën në ndeshjet e fundit të kampionatit. Tani është koha për të ndryshuar sezonin e pikërisht në këtë kontekst ka përqendruar pyetjen e tij një gazetar. Ai në konferencën për shtyp iu drejtua teknikut Simone Inzaghi: "Një titull i humbur me 20 pikë diferencë dhe një dalje në gjysmëfinale a do ta mbante bilancin pozitiv?"

INZAGHI NERVOZOHET ME GAZETARIN

Trajneri i Inter nuk reagoi mirë ndaj kësaj pyetjeje dhe u përgjigj i zemëruar: “Diçka e ke harruar, duke folur ndonjëherë ndoshta nuk ke shënuar diçka që kanë bërë këta djem. E gjithsesi ne nuk fshihemi në këtë derbi”. I qartë aludimi për Superkupën e Italisë të fituar ndaj Milan. Sigurisht edhe për finalen e Kupës së Italisë që do të luhet më 24 maj kundër Fiorentinës, në të cilën zikaltërit startojnë si favoritë. Më pas Inzaghi vazhdoi duke thënë: “Ne e dimë që futbolli përbëhet nga momente, kemi humbur pikë të dhimbshme. I thamë njëri-tjetrit të mbyllim veshët dhe të pedalojmë. Tani e dimë se kemi fituar një finale në një fushë të rëndësishme. Në Champions League jemi në gjysmëfinale dhe në kampionat katër fitoret e fundit kanë bërë ta shohim renditjen nga një këndvështrim tjetër. Por ne e dimë se kanë mbetur edhe katër ndeshje dhe do të kemi shumë për të bërë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI