Flash

Video/ VAR anulon golin e Berardi, Lukaku fshin frikën e rikthimit të Sassuolo: poker zikaltër e parakalim Lazios

Lapsi.al 13 May 2023
Video/ VAR anulon  golin e Berardi, Lukaku fshin frikën e rikthimit të

Inter mposht 4-2 Sassuolo dhe parakalon Lazio në vendin e tretë në renditje. Në javën e 35 të Serie A zikaltrit morën fitoren e tyre të pestë radhazi në kampionat dhe barazojnë Juventus me 66 pikë (një ndeshje më pak). Ndeshje dyfytyrëshe për Inter, edhe pse në pjesën e parë një gol iu anulua Berardi pas ndërhyrjes së VAR. Skuadra e teknikut Inzaghi mori avantazhin në minutën e 41' me të majtën nën traversë të Lukaku. Pastaj në fillim e pjesë së dytë shkoi në 3-0 falë autogolit të Tressoldi dhe devijimit të Lautaro Martinez. Në 30 minutat e fundit, megjithatë, një Sassuolo e guximshme rihapi ndeshjen me golat e Henrique dhe Frattesi. Rikuperimi megjithatë nuk u kompletua, sepse Lukakut fiksoi dygolëshin personal në minutën e 90'.

Lexo më tej: Video/ Spezia hedh në erë zonën Champions të Milan: Wisniewski e Esposito dënojnë kuqezinjtë

Inter kaloi jo pa drithërima Sassuolo 4-2 në San Siro. E, duke pritur Juve-Cremonese nesër në mbrëmje, arrijnë bardhezinjtë në vendin e dytë. Në kopertinë shkon Romelu Lukaku, i cili hapi rezultatin dhe në fund mbylli ndeshjen me golin e 4-2. Në disavantazh të tre golave, Sassuolo shkurtoi diferencën në 3-2 me golat e Matheus Henrique dhe Frattesi, para se të goditeshin nga belgu. Për Inter vlen edhe autogoli i Ruan Tressoldi, më i dobëri në fushë dhe vula e Lautaro, ndërsa Sassuolo ka keqardhjen për golin e anuluar ndaj Berardi me VAR në minutën e 11 të takimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI