Flash

Bennacer operohet në gju, tronditet Milan: algjeriani, jashtë fushës të paktën 6 muaj

Lapsi.al 16 May 2023
Bennacer operohet në gju, tronditet Milan: algjeriani, jashtë
Të paktën gjashtë muaj pushim. Këto janë kohët e parashikuar të rikuperimit për rikthimin në fushë të Ismael Bennacer. Mesfushori është operuar me artroskopi në Lyon në gjurin e tij të djathtë. Lojtari u dëmtua në minutat e para të derbit të ndeshjes së parë gjysëmfinale të Champions League. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Milan përmes një komunikate zyrtare. Klubi kuqezi ka shpjeguar se "riparimi i lesionit kondral u krye me sukses nga doktori Bertrand Sonnery Cottet". I pranishëm në ndërhyrje edhe Shefi i Zonës Mjekësore kuqezi Stefano Mazzoni. Sipas asaj që bën të ditur klubi, "kohët e rikuperimit vlerësohen në të paktën 6 muaj”. Lajm i keq dhe i papritur i cili megjithatë ka një precedent te Milan. Në fakt, para algjerianit, ishte Jack Bonaventura që përfundoi nën thikë për një operacion identik. Bëhet fjalë për vitin 2018 e atëherë, fatkeqësisht, mesfushori u detyrua të qëndronte jashtë për tetë muaj. Lexo më tej: Telashet nuk kanë fund për Milan: Bennacer duhet të operohet në gju, sezoni i përfunduar Me pak fjalë, për të parë Bennacer të rikthehet në fushë, ndoshta duhet pritur viti 2024. Me kusht që periudha e rehabilitimit e ajo pas operacionit të shkojë në mënyrën më të mirë. Është e vetëkuptueshme se kjo do ta detyrojë Milan të ndryshojë planet e tyre të merkatos. Kuqezinjtë duhet të mendojnë për një zëvendësim të algjerianit në një repart ku tashmë dukej e nevojshme për të vënë dorë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI