Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Manchester City në Stamboll, Guardiola i trembet Inter: "Të gjesh një italiane në finale nuk është më e mira"

Lapsi.al 18 May 2023
Manchester City në Stamboll, Guardiola i trembet Inter: "Të gjesh

Ka shumë vend për kënaqësinë e realizimit të katër golave kundër Real Madrid, por mendja e teknikut të Manchester City është në finale. Pep Guardiola pas ndeshjes së zhurmshme gjysmëfinale me pokerin ndaj kampionëve në fuqi projeksionin e ka në Stamboll, ku përballë do të jetë Inter: “Të luash një finale kundër një skuadre italiane nuk është kurrë më e mira. Duhet të përgatitemi mirë mendërisht, por do të kemi kohë për ta bërë këtë”.

"Jemi në finalen e Champions dhe kjo nuk ndodh shpesh. Ndihem shumë i lumtur që jam aty. Është hera e dytë në tre vjet. Tani le të përgatitemi për ndeshjen e së dielës që mund të na ndihmojë të fitojmë kampionatin. Vetëm më pas do të mendojmë për Champions”: kështu është shprehur tekniku Pep Guardiola, pas suksesit të qartë ndaj Real Madrid, në mikrofonat e Prime Video. "Champions një obsesion? Jo, është e veçantë. Ne e dimë se është një kompeticion i vështirë. Bëmë një ndeshje të mrekullueshme, veçanërisht në pjesën e parë. Ndërsa në të dytën nuk patëm ritmin e duhur. Por ne jemi në finale, jemi atje”, shpjegoi pastaj tekniku spanjoll i City.

Lexo më tej:Video/ Poker i bujshëm ndaj Real Madrid: Guardiola hakmerret, Manchester City në finale kundër Inter

PRECEDENTËT

Ajo e 10 qershorit në Stamboll do të jetë përballja e pestë mes Pep Guardiola dhe trajnerit të Inter. Katër precedentët janë të gjithë të sezonit 2009/10, ai i Tripletës. Në fazën e grupeve të Champions League, Barcelona e drejtuar nga katalanasi kishte barazuar 0-0 në San Siro dhe më pas fitoi 2-0 në Camp Nou. Në gjysmëfinale u mbyll 3-1 për skuadrën zikaltër, ndërsa në kthim Mourinho u mund 1-0. Në vend të kësaj, do të jetë përballja e parë zyrtare midis Manchester City dhe Inter. Deri tani janë vetëm dy miqësore: në vitin 2010 3-0 për zikaltrit, vitin e ardhshëm i njëjti rezultat, por në favor të anglezëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI