Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Juventus, zgjedhja është Giuntoli: Allegri, paqe me Drejtorin Sportiv, mungon vetëm aprovimi i ADL

Lapsi.al 28 May 2023
Juventus, zgjedhja është Giuntoli: Allegri, paqe me Drejtorin Sportiv,

Në karrierën e Massimiliano Allegri, Milan ishte një pikënisje e rëndësishme. Me kuqezinjtë ai shijoi titullin e tij të parë (2010-11) dhe bëri debutimin në Champions League. Ishte eksperienca e tij e parë në një klub të madh pas eksperiencës në A te Cagliari. Pastaj te Juventus ai u bë i madh, duke kaluar nga titujt në seri (5) në dy finalet (të humbura) e Champions League.

MAX E GIUNTOLI

Kohët ndryshojnë, Allegri është rikthyer te Zonja, por me rezultate të ndryshme. Dy vite pa tituj, eliminim në fazën e grupeve të Champions League (e para në karrierë) dhe ngjarjet e njohura jashtë fushës që e kanë kushtëzuar rëndë këtë sezon. Kështu Milan mund të bëhet pikënisje, sepse ndeshja në Allianz Stadium (e fundit në shtëpi në 2022-23) vlen Europën, për t'u arritur me çdo kusht. “Nëse do të kishim sukses me 10 pikë penalitet, do të ishte e jashtëzakonshme", tha Allegri, që nënkupton shumë edhe për të ardhmen, ende me të në pankinë. Por gjithashtu me një drejtor sportiv të ri për ta ndihmuar të rindërtojë Juventusin e ardhshëm.

BASHKËPUNIMI

Dje trajneri i Juventus i dërgoi sinjale paqeje napoletanit Cristiano Giuntoli. Retë kërcënuese të ditëve të fundit ia kanë lënë vendin ylberit. "Me klubin ne jemi në linjë për gjithçka - tha Max -. Unë jam trajner, nuk e kam pasur kurrë këtë fuqi dhe as nuk dua ta kem. Klubi bën zgjedhjet. Nuk kam folur kurrë për këto gjëra dhe mbi të gjitha të vendos veton. Mua më intereson shumë klubi ku punoj dhe bashkëpunoj me të gjithë njerëzit që më vihen në dispozicion, sepse qëllimi është rezultati për Juventus”. Kryefjala është "bashkëpunim", që shuan zërat e tipit ose ai ose unë. Allegri nuk e përmend kurrë atë, por është e qartë se subjekti është drejtori aktual sportiv i Napolit. Giuntoli prej ditësh po pret të çlirohet nga Aurelio De Laurentiis. Në realitet nuk ka pasur asnjëherë veto nga trajneri. Allegri megjithatë nuk e kishte marrë mirë faktin që nuk ishte përfshirë (përveç fazës së parë) në zgjedhjen e drejtorit sportiv. Ai e kishte marrë vesh për marrëveshjen e arritur me Giuntoli ( flitet për kontratë 5-vjeçare) vetëm kur gjërat ishi kryer. Emrat e sugjeruar nga Max ishin të tjerë (Ricky Massara, drejtor aktual i Milan, të cilin do ta takojë sërish sot në Stadium si kundërshtar dhe Giovanni Rossi i Sassuolo).

OPTIMIZMI

Si një biznesmen (fjalë me të cilën i pëlqen të etiketojë veten), Max e di që rruga më e mirë është gjithmonë diplomacia. Giuntoli nuk e ka menduar kurrë të heqë qafe teknikun Allegri. Qëllimi i tij është të bëj skuadër me trajnerin. E vetmja gjë që mungon është aprovimi i De Laurentiis, për të cilën të gjitha palët e përfshira janë të bindura se do të arrijë. Ndoshta jo menjëherë, ka shumë të ngjarë pas disa javësh, kur numri një i Napolit të ketë zgjidhur çështjen e trajnerit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI