Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Festë e çmendur në Lisbonë: 3-0 ndaj Santa Clara dhe titulli i 38 kampion për Benfica

Lapsi.al 28 May 2023
Video/ Festë e çmendur në Lisbonë: 3-0 ndaj Santa Clara
Benfica është kampione e Portugalisë për herë të 38 në historinë e saj. Skuadra nga Lisbona mundi 3-0 Santa Clara në javën e fundit të kampionatit dhe iu rikthye titullit të Superligës për herë të parë që nga viti 2019. Golat në ndeshje u shënuan nga Gonzalo Ramos, Rafa Silva dhe Grimaldo. Pas Shqiponjave është pozicionuar Porto, vetëm dy pikë prapa dhe të cilit nuk i mjaftoi fitorja 3-0 ndaj Guimaraes. Për këtë arritje, kontribuuan përmirësimet e dukshme në mbrojtje, në të cilën futja e qendërmbrojtësit të ri Antonio Silva, në krah të veteranit argjentinas Nicolás Otamendi, bëri diferencën nga sezoni i kaluar. Ndërkohë, përpara Benfica pati një sulm të shpejtë të udhëhequr nga talentet e Enzo Fernández (tani te Chelsea), João Mário dhe Ramos. Të gjithë të përshtatur në mënyrë të përkryer me futbollin sulmues të teknikut Schmidt. Por atij iu desh të priste deri në javën e fundit, pasi një rënie e rezultateve në prill i lejoi rivalëve të Porto të ngushtonin diferencën dhe të ushtronte presion mbi kundërshtarët e tyre. Kështu Benfica pason Porton si kampione e Portugalisë dhe përforcon hegjemoninë e saj me kampionatin e 38-të në histori. Kaq ka mjaftuar që të nisë festa në sheshet kryesore të Lisbonës. Skuadra është pritur nga një det tifozësh që valëvisnin flamujt, për të përshëndetur heronjtë e tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI