Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

De Laurentiis telefonon Luis Enrique për pankinën: siluron teknikun Spalletti gjatë një koncerti me tifozët

Lapsi.al 27 May 2023
De Laurentiis telefonon Luis Enrique për pankinën: siluron teknikun

Në shtëpinë e Napolit po përjetohet një situatë e çuditshme, e veçantë dhe kontroverse. Titulli i fituar po krijon probleme brenda stafit me teknikun Luciano Spalletti gjithnjë e më shumë në mosmarrëveshje me presidentin vullkanik Aurelio De Laurentiis. Trajneri toskan është gjithnjë e më larg nga Napoli dhe çdo ditë pret zyrtarizmin e këtij divorci të pabesueshëm. Ndërkohë vazhdojnë zërat për trajnerin e ardhshëm të Napolit.

Shumë emra janë përafruar me pankinën e kampionëve të Italisë. E tifozët tashmë të dorëzuar dhe të vetëdijshëm se nuk do ta shohin më Luciano Spalletti si timonierin e tyre. Corriere dello Sport ka zbuluar një prapaskenë të pabesueshëm. Presidenti De Laurentiis ka qenë protagonisti i një telefonate të bërë personalisht me Luis Enrique. Ish-trajneri i Spanjës, që dha dorëheqjen pas Botërorit në Katar, është në kërkim të një sfide të re. Pas aventurës negative në Romë shumë vite më parë, kur ishte fillestar, ai është gati ta riprovojë. PSG është gjithashtu pranë tij dhe për këtë arsye De Laurentiis e telefonoi personalisht. Presidenti i ka shpjeguar projektin e Napolit dhe i përshkroi të ardhmen, pa humbur shumë kohë.

4-3-3 i tij përshtatet mirë me skuadrën e kampionëve të Italisë dhe me lojën e shprehur tashmë nën drejtimin e Luciano Spalletti. Trajneri spanjoll kërkon kohë për të reflektuar dhe vlerësuar propozimet alternative. Por presioni nga Napoli është shumë i fortë, siç citohet nga Corriere dello Sport. Ndërkohë, presidenti De Laurentiis nuk ka ngurruar të shigjetojë teknikun Spalletti gjatë një koncerti të Gigi D'Alessio. Publiku ngriti një kor në favor të trajnerit toskan dhe presidenti u përgjigj: "Djema, të jesh në Napoli është një privilegj, jo një detyrim".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI