Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

FOTO/ E bukur, bjonde dhe e rrezikshme: Mount përndiqet nga Devil Baby

Lapsi.al 25 May 2023
FOTO/ E bukur, bjonde dhe e rrezikshme: Mount përndiqet nga Devil Baby
Binomi mes futbollistëve dhe modeleve është gjithmonë aktual në botën e futbollit. Por është një kombinim që shpesh fsheh anët negative, të errëta, dhe ku më pas lindin dhe fshihen histori për t'u harruar. E nëse në shumicën e rasteve viktima janë vajzat, këtë herë situata është e kundërt. Ylli i Chelsea, Mason Mount ka denoncuar përndjekësen e tij Devil Baby. Orla Melissa Sloan, e njohur më mirë si Devil Baby. Ajo është makthi më i keq i Mason Mount dhe lojtarëve të tjerë të Premier League. Influencuesja, e njohur për përmbajtjen e saj eksplicite të publikuar në Onlyfans, është shumë e njohur edhe në Instagram. Ajo numëron mijëra ndjekës. Të dy patën një lidhje të shkurtër prej disa muajsh dhe u takuan në një festë të organizuar nga futbollisti Ben Chillëell. Pas ndarjes, vajza filloi të përndiqte Mount, duke u shfaqur në terrenin stërvitor të Chelsea, duke e telefonuar në çdo orë. Ajo madje nisi të postonte fotot e tij në rrjetet sociale por edhe ato të ish-të dashurave të tij, duke kërcënuar se do të tregonte detaje intime dhe private.

DENONCIMI I LOJTARIT TË CHELSEA

Veprimet e insistuese të Devil Baby, e cila ndërroi numrin e telefonit 21 herë për të mos u bllokuar kurrë nga futbollisti, bëri që mesfushori i Chelsea të denoncojë faktin duke kontaktuar policinë. Vajza tani do të shkojë në gjyq pasi përndjekjen e ka bërë edhe me lojtarët e tjerë: Childëell dhe Gilmour sot te Brighton. Vajza e ka pranuar gjithmonë se e dashuron Mount dhe se nuk dëshiron para, duke parë të ardhurat e fituara falë fotove të saj. Por ajo shpeshherë ka qenë edhe protagoniste e kërcënimeve: “Prano ndjesën time ose do të dalë në pah Devil baby që është brenda meje dhe gjërat për ty nuk do të shkojnë mirë". Mount i tha policisë se është i tmerruar nga vajza, që do të shkojë në gjyq më 20 qershor. Një dashuri e pamundur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI