Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Një kupë historike: vetëm familja Moratti përpara Zhang, Inzaghi shënjestron Mourinhon

Lapsi.al 25 May 2023
Një kupë historike: vetëm familja Moratti përpara Zhang,

Trofeu i 9 i Kupës së Italisë i fituar nga Inter dje kundër Fiorentinës, plotëson edhe palmaresin e protagonistëve individualë, mes tyre Steven Zhang dhe Simone Inzaghi. Në fakt, djali i pronarit të Suning është bërë presidenti i tretë më i suksesshëm në historinë e klubit zikaltër. Që nga viti 2018 ai ka fituar pesë trofe, një kampionat, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë. Me të është Giacinto Facchetti ndërsa ky klasifikim special komandohet nga familja Moratti: Massimo është i pari me 11 trofe, babai i tij Angelo kishte fituar 7.

PRESIDENTËT MË FITUES TË HISTORISË

1) Massimo Moratti: 11 trofe

2) Angelo Moratti: 7 trofe

3) Giacinto Facchetti e Steven Zhang: 5 trofe.

INZAGHI, TROFEU I KATËRT ME INTER

Trofeu i tretë personal i Kupës së Italisë (një e ngritur me Lazion) i Simone Inzaghi është gjithashtu trofeu i katërt i fituar që kur ai drejton Inter. Dy kupa kombëtare dhe dy Superkupa italiane. Trajneri piacentin është bërë kështu trajneri i katërt më i suksesshëm ndonjëherë i zikaltërve pas José Mourinho, Roberto Mancini dhe Helenio Herrera. Me një mundësi të madhe për të arritur portugezin. Më 10 qershor në Stamboll është finalja e Champions League kundër Manchester City...

TRAJNERËT MË FITUES TË HISTORISË SË INTER

1) Helenio Herrera e Roberto Mancini: 7 trofe

3) José Mourinho: 5 trofe

4) Simone Inzaghi: 4 trofe

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI