Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Ik nga Torino, mercenar". Di Maria sherr me një tifoz: "Ti nuk e meriton Juven"

Lapsi.al 24 May 2023
"Ik nga Torino, mercenar". Di Maria sherr me një tifoz: "Ti

Humbja ndaj Empolit praktikisht i zeroi shanset e Juventus për të hyrë në Champions League të ardhshëm. E tani ka nisur edhe gjuetia për fajtorin në rrjetet sociale. Në shënjestër Angel Di Maria i cili, i sulmuar ashpër, iu përgjigj në të njëjtën mënyrë akuzuesit të tij. “Ik nga Torino. Ti Paredes dhe të gjithë mercenarët që nuk e dinë se çfarë do të thotë të kesh fanellën e Juventus”, ishte postimi (i pastruar nga disa ofendime) që shkaktoi reagimin e Fideos: “Ai që nuk e meriton fanellën e Juventus je ti. Sepse skuadra dhe lojtarët në pankinë janë me Juven 100% deri në fund. Kjo që po bën ti është të tregosh që je me Juventus vetëm në të mirë dhe jo në të keq.Të dërgoj një përshëndetje të madhe . Unë deri në fund. Jo si ty".

PËRGJIGJA PËR TIFOZIN

REPLIKON EDHE GRUAJA E FIDEO: "NUK ËSHTË AI TRAJNERI"

Pas përplasjes mes tifozit të Juventus dhe Angel Di Maria, edhe gruaja e lojtarit, Jorgelina Cardoso, ka replikuar në rrjetet sociale në spanjisht: “Nuk është ai që përgatit ekipin, nuk është ai trajneri, nuk është ai që preferon të presë prapa. Hesht, je budalla apo po paguhesh për ta bërë këtë?".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI