Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

E pa pak minuta dhe telefonoi miqtë, Guardiola i trembet finales: "I impresionuar nga Inter, mund të na mundin"

Lapsi.al 24 May 2023
E pa pak minuta dhe telefonoi miqtë, Guardiola i trembet finales: "I

Pep Guardiola kërkon trofeun e parë të Champions në krye të Manchester City dhe një Tripletë të pabesueshme. Në rrugën e tij është Inter, që për të gjithë basteshkruesit nuk është favorit. Por trajneri katalanas nuk i beson kësaj: “Nisa të shikoja disa minuta Inter, disa situata, e jam shumë i impresionuar – tha ai për Gazzetta dello Sport –. Më bënë përshtypje me atë që bëjnë, me gjuhën e tyre trupore. Pasi nisa t'i shihja, telefonova disa miq që jetojnë në Itali për t'i pyetur mbi mendimin e tyre për Inter. Të gjithë më thanë të qëndroj vigjilent se janë seriozë, nuk ishte nevoja të më thoshin. E kuptova duke parë ato pak minuta, ato situata. Sigurisht që Inter mund të na mundë. Ata e kanë fituar këtë trofe tre herë dhe ne nuk e kemi fituar asnjë. Por ne duam të luajmë në mënyrën më të mirë që kjo të mos ndodhë."

Guardiola paralajmëroi lojtarët e tij dhe të gjithë ata që besojnë se 10 qershori në Stamboll do të jetë pak më shumë se një piknik. "Nuk është rastësi që janë 3 skuadra në finalet e tre kupave dhe të tjerat kanë luajtur në gjysmëfinale. Kam luajtur në Itali, e di mentalitetin që kanë ekipet italiane në finale - shtoi ai. Le të mos harrojmë se njëzet vjet më parë Serie A ishte kampionati më i mirë në botë. E të gjithë, lojtarë dhe trajnerë, donin të luanin atje. Italia e ka fituar Kupën e Botës katër herë. Ata ende e kanë atë mentalitet, dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se një finale ndaj një ekipi italian do të jetë e komplikuar”.

Trajneri i City, pavarësisht se ka fituar shumë në Angli, është i vetëdijshëm se puna e tij nuk do të vlerësohet plotësisht derisa të ngrejë në qiell Ligën e Kampionëve. “Që kur kam ardhur këtu kemi fituar shumë. Ndonjëherë mendoj se është e padrejtë që ne kemi nevojë për Champions për të marrë meritat për atë që kemi bërë. Por kështu është dhe ne duhet ta pranojmë. E di. Nuk do të jemi të kompletuar pa fituar edhe Ligën e Kampionëve - pranoi Guardiola -. Ndonjëherë të luash me këtë presion është e mrekullueshme, e nevojshme. Shpesh flasim mes nesh, i themi njëri-tjetrit se duhet ta bëjmë. Por në të njëjtën kohë, nëse nuk e bëjmë e vazhdojmë të fitojmë, jam i sigurt që herët a vonë do ta bëjmë. Por tani kemi shansin të jemi në finale dhe duhet të provojmë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI