Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

L’Equipe zbulon të ardhmen e Neymar: tratativa e avancuar mes PSG e United

Lapsi.al 23 May 2023
L’Equipe zbulon të ardhmen e Neymar: tratativa e avancuar mes PSG e
L'Equipe zbulon se cila do të jetë e ardhmja e Neymar. Ylli brazilian do të largohet nga PSG dhe skuadra të ndryshme i kanë sytë tek ai, edhe pse United është më i pëlqyeri. E ardhmja e Neymar është larg Parisit dhe kjo është e sigurtë. Kështu shkruan L'Equipe në edicionin e sotëm. Pas kontestimit që iu bë brazilianit në shtëpinë e tij dhe gjithashtu para selisë së klubit, PSG ka vendosur të mos vazhdojë më me Neymar. Kështu, klubi ka nisur përpjekjet t'i gjejë një shtëpi të re në verë sulmuesit. Linja e klubit parisien është tashmë e qartë: fokusi te Kylian Mbappé. Në fakt, në fund të sezonit, edhe Lionel Messi do të përshëndesë kryeqytetin francez. Argjentinasi shpesh herë është kritikuar në Parc des Princes dhe u kontestuar edhe nën selinë e klubit.

MANCHESTER UNITED GATI PËR O'NEY

Gazeta franceze përmend edhe klubin që mbi të gjitha duket se ka avantazhin e nënshkrimit të O'Ney në verë. Bëhet fjalë për Manchester United që kërkon përforcime për të mund të garuar në Premier League sezonin e ardhshëm. L'Equipe shkruan se negociatat janë duke ecur mirë dhe, ndonëse komplekse, kanë favorin e të gjitha palëve të përfshira. Neymar sigurisht ka nevojë për stimuj të rinj, dhe ndoshta Premier League është kampionati i duhur për t'ia dhënë. Krahas United, në fakt është edhe interesimi i Neëcastle, që ka pas një pronësi të pasur dhe sapo ka fituar kalimin në Champions League. Magpies mund ta vendosin brazilianin në qendër të projektit të tyre dhe të përpiqen të bëjnë një pjesë të historisë së futbollit së bashku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI