Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Nata më e errët e Juventus: -10, 4 gola të pësuar e tallja virale ndaj Vlahovic: "Uuh… 80 milionë oh!"

Lapsi.al 23 May 2023
Video/ Nata më e errët e Juventus: -10, 4 gola të pësuar e
Penaliteti me 10 pikë në renditje vetëm pak minuta para ndeshjes. Pastaj shuplaka e bujshme në fushën e Empolit që thuajse u dha fund shpresave për Champions League. Imazhi më emblematik i një prej mbrëmjeve më të zeza në historinë e kohëve të fundit të Juventus, megjithatë, erdhi nga Castellani. Një video e shkurtër, 5 sekonda, që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Mbrojtësi skocez i vendasve, Liam Henderson, shfaqet duke tallur Dusan Vlahovic me gjeste plateale, duke ironizuar vlerësimin në treg të sulmuesit serb: "Uuh... 80 milionë oh!"

VENDIMI, JUVE SHPRESONTE TE -5

Gjykata Federale e Apelit e FIGC vendosi të zbresë 10 pikë nga bardhezinjtë, për cështjen e fitimeve kapitale. Një vendim që bardhezinjtë mund ta ankimojnë, kur në fakt shpresonin të merrnin një -5. Llogaritë ishin bërë: me pesë pikë më poshtë, Juventusi do të kishte zbritur krah për krah me Milan, me ndeshjen direkte që do të luhet të shtunën e ardhshme në Stadium. Një dënim sportiv që, megjithëse nuk cënonte plotësisht kualifikimin europian, do të vinte në rrezik pjesëmarrjen në Champions League. Megjithatë, vuajtja e vërtetë do të ishte ekonomike. Mbrojtja e Juventus, mes shpërblimeve të kampionatit dhe të drejtave televizive, ka llogaritur se çdo pikë e humbur korrespondon me 5 milionë euro të ardhura të humbura. Me -5, pra, do të kishte humbur vetëm 25 milionë euro dhe jo 50 si aktualisht.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI