Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Matic shpëton Mourinhon ndaj Salernitanës: Roma në kampionat nuk di më të fitojë

Lapsi.al 22 May 2023
Video/ Matic shpëton Mourinhon ndaj Salernitanës: Roma në

Përfundon 2-2 sfida mes Romës e Salernitanës, për javën e 36 të Serie A. Verdhekuqtë e panë veten në disavantazh në minutën e 12', të ndëshkuar nga një magji e Candreva. Të besuarit e teknikut Mourinho rikthyen ekuilibrin në pjesën e dytë me El Shaarawy (47'), por pa gëzuar gjatë. Një 'shpikje e Dia (54') kaloi edhe një herë miqtë në avantazh në Olimpico. Në minutën e 83' Matic u kujdes që të shpëtonte Mourinhon nga humbja. Vazhdon mungesa e fitoreve në kampionat për verdhekuqtë. Dënimi i dhënë ndaj Juventus e mban të hapur derën për vendin e katërt (tani i zënë nga Milani, 4 pikë larg). Megjithatë, mundësia më joshëse për t'u kualifikuar në Champions League mbetet finalja e Budapestit kundër Sevilla.

Roma duhej të fitonte për të qëndruar në garën për Champions dhe të pozicionohej përpara Atalantës. Përballë, Salernitana nuk kishte asgjë për të luajtur përveç krenarisë së një sheshi që tani përshtatet shumë mirë në Serie A. Rezultati ishte një lojë e çuditshme (2-2), me granatat dy herë në avantazh (Candreva dhe Dia). Roma sidoqoftë gjeti energjinë (El Shaarawy dhe Matic) për të shmangur humbjen. Mendja e verdhekuqve është tashmë në Budapest e padyshim që ekipi nuk mund të funksionojë në maksimum. Nga ana tjetër, të besuarit e Paulo Sousa po bëjnë mirë, duke bërë një tjetër ndeshje pozitive në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI