Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vinicius bëhet çështje shtetërore në Brazil, presidenti Lula: "Duhen masa serioze kundër racizmit"

Lapsi.al 22 May 2023
Vinicius bëhet çështje shtetërore në Brazil,

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva dhe autoritete të tjera braziliane kanë reaguar ndaj një rasti tjetër racizmi të vuajtur nga Vinicius Junior në Spanjë. Në G7 në Hiroshima, Lula e filloi konferencën e tij për shtyp me një demonstrim solidariteti me sulmuesin e Real Madrid. "Nuk ka asnjë mënyrë që pothuajse në gjysmën e shekullit të 21 të ketë ende paragjykime racore, që marrin forcë në disa stadiume në Evropë," tha Lula.

RACIZMI, LULA MBRON VICINIUS

"Unë mendoj se është e rëndësishme që FIFA, Liga Spanjolle dhe ligat e vendeve të tjera të marrin masa serioze. Sepse ne nuk mund të lejojmë që fashizmi dhe racizmi të vënë këmbë brenda stadiumeve të futbollit", shtoi ai. Edhe ministrja e Sportit, Ana Moser dhe ministri i Drejtësisë, Flávio Dino, përdorën rrjetet sociale për të shprehur solidaritetin me lojtarin. Ata dënuan gjestin rascist që Vinicius pësoi në Valencia. Ministria e Barazisë Racore nga ana e saj tha se do të dërgojë një ankesë zyrtare tek autoritetet spanjolle dhe La Liga. Ndërsa ministri për të drejtat e njeriut dhe shtetësinë, Sílvio Almeida, dënoi qëndrimin e presidentit të La Ligës, Javier Tebas. Ai kërkoi madje një reagim më të madh nga institucionet spanjolle.

INFANTINO: "SOLIDARIETET ME VINICIUS"

"I gjithë solidariteti ynë është me Vinicius. Nuk ka vend për racizëm në futboll apo në shoqëri. E FIFA mbështet të gjithë lojtarët që e kanë vuajtur atë. Ngjarjet e ndodhura gjatë ndeshjes mes Valencia dhe Real Madrid tregojnë sa vendimtare është kjo betejë”. Kështu është shprehur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në lidhje me fyerjet raciste ndaj lojtarit të Real Madrid në Mestalla.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI