Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Majmun", i fyer në kor nga stadiumi, Vinicius humb mendjen. Ancelotti i tërbuar: "Nuk flas për futboll"

Lapsi.al 22 May 2023
"Majmun", i fyer në kor nga stadiumi, Vinicius humb mendjen.

Pas humbjes ndaj Valencia, Carlo Ancelotti është i tërbuar. Jo për humbjen e pësuar, por për thirrjet dhe fyerjet e tifozëve të Valencia ndaj Vinicus gjatë ndeshjes. "I gjithë stadiumi i bërtiste "majmun" Vinicius - gjëmoi trajneri i Real Madrid në fund të ndeshjes -. Ata filluan ta shajnë që në minutën e parë". "Nuk dua të flas për futbollin, jam shumë i zemëruar - shtoi tekniku -. Ajo që ndodhi këtu është një turp i vërtetë. Këto episode racizmi nuk mund të vazhdojnë. Mendoj se La Liga ka një problem shumë serioz në këtë kuptim."

“E pyeta Vinicius nëse donte të vazhdonte të luante - tha Ancelotti -. Por më pas i thashë se ai nuk ishte fajtori dhe se nuk duhet të largohej nga fusha". Tekniku italian i Blancos shpjegoi se çfarë ndodhi gjatë ndeshjes me Valencia, e ndërprerë për rreth dhjetë minuta. Sulmuesi brazilian identifikoi një tifoz të Valencia që po e ofendonte dhe u sul drejt tij. Episodi ndaloi lojën dhe ndezi më tej shpirtrat, me Vinicius që u bllokua nga shokët e skuadrës për të shmangur konfrontimin. Stadiumi, pas kësaj, e shënjestroi edhe më shumë brazilianin.

"Protokolli në këto raste? Duhet të ndalojnë lojën, unë fola për këtë me arbitrin," shtoi Ancelotti. Më pas disa konsiderata për përjashtimin e Vinicius në fund të ndeshjes: “Reagimi i Vinicius është normal, nuk ka por...”. "Çfarë ndodhi herët e tjera që u ofendua Vinicius? Asgjë dhe asgjë nuk do të ndodhë edhe këtë herë - përfundoi ai -. Çfarë do të bëja në këto raste? Unë nuk jam gjykatës...".

VALENCIA: "FYERJET, KUNDËR VLERAVE TË KLUBIT"

Pas ofendimeve ndaj Vinicius, Valencia u distancua menjëherë publikisht nga ajo që ndodhi në Mestalla. "Valencia dëshiron të dënojë publikisht çdo fyerje, sulm apo diskriminim në futboll - thuhet në një deklaratë të klubit -. Edhe pse bëhet fjalë për një episod të izoluar , fyerjet ndaj cilitdo lojtar të skuadrës rivale nuk kanë vend në futboll dhe nuk adaptohen me vlerat dhe identitetin e Valencia CF. Klubi po heton se çfarë ka ndodhur dhe do të marrë masa të rrepta në këtë drejtim - vazhdon teksti -. Në të njëjtën kohë, Valencia dënon çdo ofendim dhe kërkon respekt për tifozët e tyre".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI