Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Dortmund parakalon Bayern dhe prek titullin kampion: tris ndaj Augsburg të udhëhequr nga Haller

Lapsi.al 21 May 2023
Video/ Dortmund parakalon Bayern dhe prek titullin kampion: tris ndaj Augsburg

Borussia Dortmund parakalon Bayern Munich në krye të Bundesligës në javën e parafundit. Verdhezinjtë shfrytëzojnë në maksimum humbjen në shtëpi të bavarezëve ndaj Leipzig dhe marrin kryesimin duke mundur 0-3 Augsburg. Fiton edhe Stuttgart, 1-4 në transfertë me Mainz.

Borusia Dortmund kishte nevojë të fitonte për të marrë vendin e parë dhe nuk e cojnë dëm mundësinë e artë. Verdhezinjtë triumfuan në transfertë ndaj Augsburg, me rezultatin 0-3. Kjo fitore, e ngjit skuadrën e Terzic në vendin e parë me 70 pikë. Dortmund është kështu dy pikë para Bayern dhe mjafton të fitojë në javën e fundit për tu shpallur kampion. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por gjërat për Dortmund u thjeshtuan nga kartoni i kuq në minutën e 38, i Udukoai.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë për verdhezinjtë. Dortmund me një lojtar më shumë nuk diskutoi më ndeshjen. Dy gola të Haller, që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 58' e siguroi rezultatin në të 84', i dhanë qetësinë Dortmund. Në fund, Brandt në sekondat e fundit, vulosi rezultatin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI