Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vandalizëm e dëme në hotel, dy denoncime kundër Irakut. Federata e mohon: “Informacione të gabuara”

Lapsi.al 21 May 2023
Vandalizëm e dëme në hotel, dy denoncime kundër Irakut.

Polemika dhe akuza edhe para se të dilnin në fushë për Botërorin e U20 në Argjentinë. Në pritje të bëjnë debutimin e tyre në grupin E kundër Uruguait, Iraku po tërheq vëmendjen me kaosin e shkaktuar në qendrën e grumbullimit të tyre në La Plata. Kjo është bërë e ditur nga stafi i hotelit që akomodon delegacionin e Irakut. Ata kanë kërkuar madje ndërhyrjen e autoriteteve, duke denoncuar “keqtrajtime dhe akte të përsëritura vandalizmi brenda dhomave dhe strukturës”. Sipas raporteve nga AFP, denoncimi u bë në personelin e policisë të ngarkuar me sigurinë e delegacionit irakian. Megjithatë, ata mohojnë gjithçka, duke e hedhur poshtë historinë me një deklaratë të shkurtër. Aty flitet për “thashetheme të pabaza dhe informacione të pasakta”.

Lexo më tej: Vandalët e shkatërruan: Skocia rikthen muralesin e triumfit 5-1 ndaj Anglisë

VANDALIZMI

Pavarësisht mohimit të Irakut, të dhënat e para për grumbullimin "e trazuar" të Irakut filluan të qarkullojnë të enjten. Një punonjëse e restorantit brenda hotelit Dazzler u ankua se ajo kishte marrë "fyerje dhe sharje nga disa anëtarë të delegacionit irakian". Punonjësja, sipas asaj që thuhet në raportin e policisë, kishte vendosur të mos bënte denoncim zyrtar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI