Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ I vetëm zmbrapsi turmën e ultrasve të AZ: ‘Knollsy’ tifozi i West Ham mbrojti të dashurën e Kehrer

Lapsi.al 21 May 2023
Video/ I vetëm zmbrapsi turmën e ultrasve të AZ:
West Ham siguroi vendin e tyre në finalen e Europa Conference League me një fitore 1-0 kundër AZ Alkmaar, por fatkeqësisht pati skena shqetësuese gjatë ndeshjes. Një tifoz i Hammers, i njohur si 'Knollsy', u pa duke luftuar i vetëm kundër ultrasve të AZ Alkmaar të enjten mbrëma. Familjet e lojtarëve të West Ham u sulmuan në tribunat e stadiumit holandez. Tifozët e AZ u konfliktuan me të afërmit e futbollistëve anglezë, ndërsa po shihnin ndeshjen e kthimit gjysëmfinale. Futbollistët e Hammers braktisën ndeshjen në përpjekje për t'i mbrojtur ata, ndërsa mbërriti edhe policia dhe stjuardët. Mes skenave tronditëse, një tifoz anglez i quajtur "Knollsy" është bërë heroi i mbrëmjes. Ai u pa duke mbrojtur tribunën ku ishin familjarët e lojtarëve, duke zmbrapsur i vetëm valangën e ultrasve holandezë.

KNOLLSY NJË HERO, DUHEJ NJË USHTRI PËR TA RRËZUAR

Një fans i cili ishte dëshmitar i sherrit tha: “Pak kontekst: ne ishim ulur pas të dashurës së Kehrer. “Knollsy ishte i shqetësuar për të dhe shkoi në majë të shkallëve, duke ndalur tifozët e Alkmaar. Ai është një djalë i mrekullueshëm dhe bëri atë që mendonte se ishte e drejtë në atë kohë. Ai i ndaloi ata tifozë.” Ish-portieri i Hammers, Craig Forrest shtoi: “Unë nuk e përkrah dhunën, por në këtë rast ishte e nevojshme! Mbrojtja e seksionit të familjes West Ham. Këta frikacakë kishin nevojë për një ushtri për të rrëzuar Knollsy. Këta djem nuk e dinë qartë se çfarë është Lindja. Shfletojeni dhe zbulojeni”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI